Rrëfehet vajza e Michael Jackson: Babai do të ishte krenar për mua

Rrëfehet vajza e Michael Jackson: Babai do të ishte krenar për mua

Paris Jackson u bashkua me mikeshën e saj Willow Smith në emisionin " Red Red Talk" të Smith dhe ne mësuam se të ngjashme janë dy gratë e reja.

Jackson, 23, dhe Smith, 20, janë fëmijë të super yjeve (ikona muzikore Michael Jackson dhe aktorët Will Smith dhe Jada Pinkett Smith) dhe vajzat folën për të përbashkëtat e tyre në gjithçka, nga luftimet e shëndetit mendor në kërkimin e tyre për identitetet dhe tërheqja e tyre si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Jackson u bashkua me Smith në “Red Couch” dhe folën hapur për traumën e të qenit fëmijë të yjeve të mëdhenj botërorë.  

"Unë përjetoj halucinacione audio ndonjëherë dhe paranoja të rënda", tha Jackson, e cila tha se mban mend kur e shkelej nga  paparacët që përpiqeshin të merrnin foto të babait të saj të ndjerë.

" Unë jam përpjekur kaq shumë herë (të bëj vetëvrasje) ", tha ajo.

Jackson nënshkroi një marrëveshje vitin e kaluar dhe debutoi me këngën e saj, "Let Down".

Ajo tha se ka ndarë disa nga muzika e saj me nënën, Debbie Rowe, të cilën Jackson nuk e takoi derisa ishte 15 vjeç dhe me të cilën tani ka një miqësi "të ftohtë".

“Gjithësesi ndjehem sikur babi im do të ishte krenar për mua”, përfundoi Jackson.

Burimi: CNN Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy