Gazetari Denis Dyrnjaja tha në MCN se sipas trendit të deri më tanishëm PS-ja ka fituar zgjedhjet vendore dhe ky është një lajm i keq për demokracinë.
Sipas tij çdo dalje publike e Berishës me denoncime pas zgjedhjeve është një orë e humbur për riorganizimin e opozitës.
Sot ka ndodhur një ngjarje me çfarë duket trendi i zgjedhjeve e kanë fituar socialistët, është një lajm i mirë për ta dhe jo për demokracinë. Kujtoni që pak orë më parë flitej për një uragan dhe u kthye në një furtunë në gotë, të cilës tani Rama po i vjen vërdallë me një dajre. Çdo dalje publike e Berishës tani është një orë e humbur për riorganizimin e opozitës.
Belindi të marrë autobusin, të hipë Berishën e Metën e t’iu bëjë xhiro falas, e Rama t’i bjerë dajres.



