
Gazetari Andi Bushati thotë se projekti për Sazanin ngre shumë pikëpyetje. Sipas tij, fakti që do të jepet tokë shtetërore përmes përdorimit të pushtetit politik nuk shkon paralel me interesat e shqiptarëve.
Në të dy investimet e mëdha, ky biznesmeni nuk shkon në toka private. Ai e përdor pushtetin politik të tij e të vjehrrit për të negociuar me qeverinë. Kjo vjen erë e qelbur.
Nëse ky investim është nga frika dhe ankthi se vjen Trump, Rama duhet të ketë prioritet interesat e popullit shqiptar apo ta rregullojë vetë me Trump-in?



