Luani i artë shkon për “Poor Things”, mbyllet edicioni i 80-të i festivalit në Venecia

Luani i artë shkon për “Poor Things”, mbyllet edicioni i 80-të i festivalit në Venecia

“Luani i Artë” në edicionit e 80-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, ka shkuar për komedinë e zezë “Poor Things” me regjisor Yorgos Lanthimos, me pjesëmarrjen e yjeve të kinemasë Emma Stone dhe Mark Roffalo, duke mbyllur kështu maratonën 10 ditore të festivalit.

Aktorja kryesore Stone luan Isabelën, një grua të rikthyer në jetë, por me trurin e një foshnjeje, eksperimentë i realizuar nga një shkencëtar i çmendur, i cili ën film luhet nga protagonisti Willem Dafoe.

Teksa doli në skenë për të marrë titullin, që sipas kritikëve të filmit i paraprin çmimit Oscar, regjisori grek Lanthimos falenderoj në mënyrë të posaçme kastën e aktorëve.

“U desh shumë kohë për ta bërë këtë film, sepse industria jonë dhe bota duhet të ishin gati për një subjekt të tillë. Mbi të gjitha ky film është karakteri i tij kryesor, luajtur nga Emma Stone, një aktore e jashtëzakonshme.”, tha Yorgos Lanthimos.

Çmimin për regjisorin më të mirë e mori Matteo Garrone, me dramën e  tij të migracionit, “unë Kapiteni” duke sjellë kështu në vëmendje një nga diskutimet më të mëdha jo vetëm në Bashkimin Europian. 
Sukses mund të konsiderohen edhe prodhimet apo bashkëprodhimet shqiptare.
“A Short Trip” i regjisorit nga Shqipëria, Erenik Beqiri, ka marrë çmimin për Filmin më të mirë të shkurtër, në kategorinë “Orizzonti”.

Po ashtu, Filmi i gjatë “House keeping for beginners”, nën regji të maqedonasit Goran Stolevski, ku luajnë edhe aktoret nga Kosova Rozafa Çelaj e Ilire Vinca, ka marrë çmimin “Queer Lion Aëard”, një çmim jo pa vëmendje në Venecia.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy