Greqia pezullon aplikimet për azil, DASH: Mbështetje për mbrojtjen e kufijve

Greqia pezullon aplikimet për azil, DASH: Mbështetje për mbrojtjen e kufijve

Pas vendimit të Turqisë për t’u hapur dyert emigrantëve që të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, Greqia ka bllokuar çdo kërkesë të re për azil për muajin tjetër. Zyrtarët grekë njoftuan dy ditët e fundit se kanë ndaluar afro 10 000 migrantë që kalonin kufirin tokësor me Turqinë. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia ka rritur në maksimum "nivelin e ndalimit në kufijtë e vendit".

Turqia thotë se nuk mund ta përballojë më numrin e lartë të njerëzve që i ikin luftës në Siri.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, tha se ai do t’i lejonte emigrantët që përpiqen të hyjnë në vendet fqinje të BE-së, Greqi dhe Bullgari, që nga e premtja.

Vendimi i tij erdhi pasi të paktën 33 ushtarë turq u vranë në sulmet ajrore në provincën Idlib në veri të Sirisë këtë javë.

Turqia strehon 3.7 milionë refugjatë sirianë, si dhe migrantë nga vende të tjera si Afganistani - por më parë i kishte ndaluar ata të largoheshin për në Evropë në bazë të një marrëveshjeje të lidhur me BE-në.

Por Erdogan akuzoi Bashkimin Europian për prishjen e premtimeve të bëra në vitin 2016, kur Ankaraja ra dakord të ndihmojë në forcimin e kufirit jug-perëndimor të BE-së.

Agjencia e BE për mbrojtjen e kufijve Frontex tha se ishte në "gatishmëri të lartë" në kufijtë e Evropës me Turqinë.

Ndërkohë, SHBA mbështet Greqinë për forcimin e kufijve. "Shtetet e Bashkuara i njohin të drejtën e Greqisë për të zbatuar ligjet e saj përgjatë kufijve të saj", ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit në përgjigje të një pyetjeje nga “Hellas Journal”, një rrjet në gjuhën greke me qendër në Nju Jork.

Ne jemi të vetëdijshëm për këto raporte dhe po monitorojmë nga afër situatën. Ne i nxisim të dy palët të tregojnë përmbajtje, pasi situata në kufirin Greqi-Turqi evoluon”, citohet zyrtari amerikan, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

"Ne i bëjmë thirrje Turqisë dhe Greqisë që të sigurojnë që, duke kërkuar të adresojnë këtë fluks të refugjatëve dhe migrantëve, ata të veprojnë në një mënyrë në përputhje me detyrimet e ligjit ndërkombëtar, duke përfshirë ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe ligjin ndërkombëtar të refugjatëve", tha zyrtari. BBC / Ekathimerini / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy