Në përfundim të takimit me opozitën parlamentare, ku u firmos një marrëveshje e cunguar për reformën zgjedhore, kryeministri Rama thotë se ajo do të votohet në kuvend fillimisht më 23 qershor për kodin e ri dhe më pas me 30 korrik për listat e hapura. Rama shprehet i bindur për këtë edhe pse në marrëveshjen e firmosur sot deputeti Murrizi, që është një nga tre përfaqësuesit e opozitës parlamentare, tha se nuk do t’i votojë ndryshimet në kod.
Më pak fjalë u la të kuptohej se tre përfaqësuesit e opozitës parlamentare kishin firmosur marrëveshje të ndryshme, ku njëra palë herë nuk pranonte votimin e kodit, dhe herë pala tjetër kishte rënë dakord për diçka që e para nuk e kishte bërë. Megjithë këtë rrëmujë, Rama ashtu si pas takimit të sotëm me ambasadoren e Amerikës Yuri Kim, shprehet bindshëm për reformën zgjedhore dhe votimin e saj në parlament.
Përsa i përket marrëveshjes së arritur sot me opozitën parlamentare ai fillimisht deklaroi:
“Jam i kënsqur sepse kemi arritiur një konsensus të gjerë dhe pse jo total, për të votuar më 23 korrrik marrëveshjen e 5 qershorit. Kemi arritur një marrëveshja të plotë jo vetëm për të votuar me 30 korrik hapjen e listave, por edhe për të vazhduar procesin gjithëpërsfshirës së bashku me me opzitën jashtë parlamentare.
Do ishte mirë të mblidhet këshilli politik dhe të diskutojmë, dhe tani jemi në kushtet kur duhet të bisedojmë konkretisht, pasi opozita jashtë parlamentare kërkonte të dinte datën e saktë kur do të votohet marrëvëshja e 5 qershorit.
Kemi nevojë për bashkëpunim edhe për mënyrën se si do të reflektohet në ligjin zgjedhor ajo që do të imponojë votimi i 30 korrikkut.”
Më tej Rama, i pyetur nëse e ka të sigurtë që i ka vototat për të miratuar pikën 1 të marrëveshjes së 5 qershorit, për kodin e ri, duke parë që Murrizi, si një prej përfaqësuesve të opozitës parlamentare tregoi se nuk do ta votonte, u përgjigj:
“Kemi bërë goxha debat për këtë pikë. Murrizi ishte stoik dhe nuk pranoi të negocionte, ndërsa dy të tjerët pranun. Do ishte mirë që edhe Murrizi të bashkohej në një konsensus të plotë. Kam bindjen se do ta kalojmë marrëveshjen. Nesër do miratohet futja në rend dite, për të arritur të gjejmë një mbështetje sa më të gjerë.”
Ndërkohë i pyetur për qëndrimin e PD-së, për këtë marrëveshje të firmosur sonte, pasi bëjnë pjesë listat e hapura, Rama deklaron:
“Kjo është marrëveshja dhe është parlamenti që ka të drejtën të vendosë për gjithcka që është përtej kornizës së 5 qershorit. Uroj që nesër të mblidhet këshilli politik. Daminanit i kam thënë që nesër jam gati për këshill politik dhe do vazhdojmë të diskutojmë. Marreveshja e nënshkruar sot, por edhe ajo e 5 qershorit, duhet që nga në letër të kthehen në ndryshime kushtetuese, në fakt. Këtë do ta bëjmë patjetër me 23 dhe 30 korrik.
Marrëveshja e 5 qershorit ka një angazhim të rëndësishëm, futja e teknologjisë. Për faj të PD-së kemi humbur shumë kohë. Është gjithashtu KQZ-ja e re, që së bashku me PD duhet bërë materializmi i saj. Ne duam që të mbyllet gjithçka në fillim të sezonit tjetër dhe pastaj ja sheshi ja mejdani.
Ne kemi kërkuar fleksibilitet. Heqja e paragrafit kushtetues ku parashikohet si rregullore ushtrarake nuk do të thotë se ndalohen kualicionet. Edhe pragu 5% është lënë në parim, por është hequr. Për hapjen e listave kemi vendosur tavan 2/3. Në këshillin politik toni ishte pozitiv.
I bëj një apel Lulzim Bashës që të mos bëjë gabimin e së shkuarës duke refuzuar tryezat, komunikimet. Kemi shumë mundësi të biem dakord për shumçka. PS ka bërë të gjitha lëshimet e mundshme, nuk ka kërkuar atë që donte për të përfituar. PD-ja nuk mund të imponojë mos ezkistencën imagjinare të këtij parlamenti që ka të drejtën të çojë përpara reformën. Besoj se jemi në rrugë të mbarë dhe kush vazhdon në këtë rrugë ecën mbvarë për vete dhe njerëzit.
Unë jam njeri që jam i trembur dhe do humbas. Kjo është një këngë e vjetër e një magafoni që bërtet me kohë. Më pas sigurisht, ka patur moment të vështira, por kjo është politika. Fiton, humbet. Nuk kam asnjë problem çfarë thonë, por faktet flasin ndryshe.”-tha Rama.



