Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ngrirë në shtyllë, në qytetin e Kukësit.
Nga të dhënat paraprake mësohet, se punonjësi i OSHEE-së, emri i të cilit nuk dihet ende, po punonte në shtyllën e tensionit ku nga temperatura e ulët ka ngrirë.
Sipas të dhënave të para, ai është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Kukësit ku i është nënshtruar kujdesit të mjekëve.
Sipas bluzave të bardha në qytetin verilindor, ai ishte me temperaturë të trupit rreth 34 gradë duke sjellë edhe gjendjen e rënduar shëndetësuar të tij.
Fatmirësisht, falë ndihmës së shpejtë, ai është tashmë jashtë rrezikut për jetën.



