Bota e showbizit u çmend nga imazhet e para të ardhura nga pushimet që ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo po bën në Miami. Tre herë fituesi i “topit të artë” u fotografua nga paparacët në praninë e modeles Cassandra Davis.
Fill pas publikimit të fotove shpërthyen, spekulimet dhe shumë detaje të tjera. Por pse pikërisht Cassandra Davis? Hidhini një sy fotove që publikon modelja në Instagram dhe gjykoni nëse portugezi, kampion i Europës, ka apo nuk ka gusto.



