Shtohen shanset për takimin Kim-Trump, Putin çon një mesazh në Korenë e Veriut

Shtohen shanset për takimin Kim-Trump, Putin çon një mesazh në Korenë e Veriut

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka dërguar një mesazh liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë një vizite që ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zhvilloi sot në Penian.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ky i fundit refuzoi të ndante me gazetarët përmbajtjen e mesazhit dhe nuk ranoi të jepte përgjigje për pyetjen nëse ka një perspektivë të mundshme për një takim Kim-Putin.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Lavrov i tha Liderit të Koresë së Veriut se Rusia do të ishte e lumtur nëse Kim vendos ta vizitojë. Ndërsa Kim është shprehur se situata në gadishullin Korean po lëviz shpejt drejt dialogut dhe ai e vlerëson opozitën që Putin i ka bërë “hegjemonisë” së SHBA-ve, shkruan agjencia ruse e lajmeve Intefax.

Kjo është vizita e parë e Lavrovit në Penian që prej vitit 2009 dhe vjen në një kohë kur po zhvillohen përgatitjet që do t’i hapin rrugën takimit Kim-Trump më 12 qershor. Një nga zyrtarët më të lartë të Koresë së Veriut vizitoi dje Nju Jorkun, ku u takua me sekretarin amerikan të Shtetti, Mike Pompeo.

Kjo është vizita e nivelit më të lartë mes dy vendeve në 18 vitet e fundit, që zhvillohet në tokën amerikane. Sipas agjencisë Tass, Lavrov është shprehur gjatë takimit me Kim se diskutimet mbi “zgjidhjen e problemit bërthamor të Gadishullit Korean duhet të përfshijnë heqjen e sanksioneve mbi Korenë e Veriut”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy