“Punimet e Rrugës së Arbërit janë ndërprerë pasi Rama kërkoi rryshfet nga firmat kineze” ka qënë kjo akuza që deputeti demokrat Flamur Noka ka adresuar ndaj kreut të qeverisë gjatë një takimi electoral me banorët e Maqellarës dhe Sohodollit.
Kandidati Sherefedin Shehu deklaroi se do t`i shëndrojë këto zona në qendra urbane ndërsa premtoi më shumë investime.



