Argjentina ndalet nga Islanda, Messi nuk shënon as me penallti (VIDEO)

Argjentina ndalet nga Islanda, Messi nuk shënon as me penallti (VIDEO)

Argjentina dhe Islanda nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 në duelin e zhvilluar në orën 15:00.

Një takim që kishte një interesim të madh nga ana e tifozave pasi vëmëndja më e madhe ishte tek Lionel Messi i cili është një nga yjet e këtj kampionati Botëror, por që në sfidën e sotme i zhgënjeu të gjithë.

Ylli i Barcelonës humbi një 11 metërsh në 64-të të pjesës së dytë, ç’ka i hoqi mundësinë Argjentinës që të dilte me pikët e plota nga ky takim.

Nga krahu tjetër surpriza e Europianit të shkuar, Islanda tregoi se sukseset e arritura nuk kanë qenë rastësi, teksa këtë herë ka barazuar ndaj Argjentinës.

Aguero ka kaluar fillimisht në avantazh grupin e lojtarëve që drejtohet nga Sampaioli, por festa ka zgjatur fare pak, pasi Finbogason do të barazonte rezultatin pas disa minutash.

Heroi i vërtetë i Islandës mund të konsiderohet portieri Halldorson, i cili i ka mohuar golin Lionel Mesit nga pika e bardhë e penalltisë.

Halldorson ishte nga më të mirët për Islandën duke e shpëtuar për mrekulli në shumë raste portën e tij. 

Me poshte golat e takimit Argjentine-Islande.

Goli i pare i shenuar nga Aguerro

Goli i dyte i shenuar nga Finbogason

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy