Vala e shtatë në Francë/ 200 mijë raste me Covid në ditë

Vala e shtatë në Francë/ 200 mijë raste me Covid në ditë

Vazhdojnë të rriten infektimet ditore për shkak të valës së 7-të të Covid në Francë.

Sipas ministrit të ri të Shëndetësisë, François Braun, ka pasur mbi 200 000 në 24 orët e fundit, numri më i lartë i javëve të fundit.

Rajoni më i prekur është ai i Parisit, Ile-de-France, me 1 200 raste për 100 000 banorë.

Për ministrin, mbërritja e kulmit të epidemisë - megjithëse e pasigurt - mund të jetë brenda 2 ose 3 javësh. Megjithatë, numri prej 200 000 rastesh është shumë larg nga kulmi prej rreth 400 000 rastesh në ditë, i arritur në janar.

Ministri konfirmon se këto nënvariante nuk ndryshojnë nga të tjerat e njohura deri më tani të Omicron, jashtëzakonisht ngjitëse por më pak serioze se varianti origjinal. Vëzhgimi i kurbës së rritjes së rasteve në ditët e fundit, megjithatë, ka evidentuar një ngadalësim të lehtë të progresionit. Pacientët e shtruar në spital me Covid janë 16 638, me një mijë shtrime të reja çdo ditë (një rritje mjaft e qëndrueshme prej 30% çdo javë). Numri i të shtruarve në terapi intensive po rritet më pak, duke arritur në 978, me 90 pranime të reja çdo ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy