
Mbledhja e sotme e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ku do të vendosej mënyra e pikëzimit të kandidatëve për kryeprokuror të përgjithshëm, u shty pasi disa nga anëtarët kërkuan më shumë kohë.
Në garë për postin e numrit 1 të akuzës janë Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, Olsian Çela dhe Fajtona Memçaj.
Lista rendore sipas pikëve parashikohet ti shkoi parlamentit brenda tetorit dhe në rast se kryeprokurori nuk merr 94 vota brenda 30 ditëve zgjidhet automatikisht kandidati i renditur i pari nga KLP.
Ndërkohë të premten Prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku do të mbledhë asamblenë e përgjithshme ku do të votohet anëtari i ri i KLP-së, pas shkarkimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, të anëtarit Gentian Osmani.



