Eksperti i ekonomisë Pano Soko, fundin e dy kontratave koncesionare shumë të diskutuara, të pullave fiskale dhe ajo e markimit të karburanteve në vitin 2024, e sheh si një skemë të ndërtuar për të përfituar disa njerëz të lidhur me pushtetin, për të vjedhur para.
Në emisionin “MCN Economy”, për koncensionin e pullave fiskale, i cili zgjati 14 vite dhe i kushtoi shtetit afërsisht 150 milionë euro, ndërkohë që kompania raportoi një kapital themeltar prej më pak se 60 mijë euro në momentin e themelimit, tha se debati që plasi në vitin 2010 ishte pikërisht për këtë arsye, se si ka mundësi të vij një kompani me kaq pak kapital, si do e bëj koncensionin dhe ku është siguria.

Por sipas tij, të gjitha këto u bënë zero kur socialistët erdhën në pushtet.
Edhe ky koncension si vëllezërit e tij në atë kohë dhe këtë kohë ka qenë një skemë e ndërtuar për të përfituar disa njerëz të lidhur me pushtetin asokohe dhe të lidhur me pushtetin dhe tani.
Nuk janë situata normale, të mendosh se privati duhet të japë një shërbim më cilësor, por janë parametrat ato që bëjnë diferencën.
Një kompani që ka 50 mijë euro kapital, të fitojë 15 milionë euro deri në fund. Dyshoj se marzhet e fitimit kanë qenë me 10-15%.
Koncensioni i markimit, pullat, skanimi, ishin dallëndyshet e para të një seriali koncensionesh që do lindin në Shqipëri, se u panë si një skemë perfektë për të krijuar flukse monetare të individëve të përfshirë në vendimmarrje.
Të gjitha këto u gjetën si forma për të garantuar dyer trokitëse kur ti nuk je më në pushtet.
Pullën vërtetë e bën ajo kompania që do më shesë mua cigare, por ma ngarkon mua në cigare.
E para ke vend për rishikim, e dyta çdo e ardhur që vjen, vjen në buxhetin e shtetit dhe nuk ka për të ndryshuar asgjë nga cilësia. Siç vazhdon tashmë koncensioni i kolaudimit.
Ndërsa importi i taksueshëm i cigareve ishte mbi 4 mijë tonë në vit para kësaj kontrate dhe ra në 2500-3000 tonë në vit gjatë dekadës së fundit, Soko tha se pavarësisht kësaj shifre, gjithçka ka të bëj me kontrabandën.
Më pak cigare nuk bëhet fjalë, kemi më shumë duhanpirës në raport me popullsinë, por këtu ka pasur rënie popullsie, mund të jetë një efekt, apo edhe kontrabanda.
Por sot numri i përdoruesve në raport me popullsinë është më i madh. Është tjetër gjë që ka rënë popullsia.
Kjo ka të bëj me kontrabandën, përveçse iu dhanë ca lekë një kompanie të caktuar, nuk pashë ndonjë mënyrë se si zgjidhej kontrabanda.
Kontrabanda kryhet në vetëdije të agjentit tatimor dhe doganor. Nuk është kjo lufta që mund t’i bëhej kontrabandës.
Të njëjtën pullë fiskale, konsumatorët shqiptarë e paguajnë më shtrenjtë.
Për koncensionin e kontratës së markimin e karburanteve, edhe ky si pulla fiskale, erdhi për të luftuar evazionin, nafta duhej markuar.
Përdorimi i një ngjyruesi për çdo ngarkesë të caktuar, i cili i faturohej kompanisë që importonte naftën. Kjo ishte logjika e koncensionit.
U tha se qëllimi final i koncensionit ishte lufta ndaj evazionit, nëse do gjendej naftë jashtë invenetareve, nëpërmjet ngjyrës së naftës, ti e kuptoje se kush ishte kompania që e kishte sjellë në atë pikë karburantesh, ideja ishte për të gjetur evazionin e madh fiskal.
Por gjithçka e bën për të rritur kapacitetet thithëse të kompanisë koncensionare.
Qëllimi kryesor ka qenë një që një grup njerëzish të fusnin në xhep këto para, jo të luftonin evazionin.
Koncensionet bëhen për ato shërbime për të cilat shteti nuk i ka kapacitetet që të ofrojë shërbimet. Këto shërbime i japin për të vjedhur lekë dhe kjo është skema që ndjekin.



