Qarku i Lezhës ishte një zonat e prekura nga zjarret që përfshinë Shqipërinë ditët e fundit. Zjarri që përfshiu qarkun e Lezhës dogji një pjesë të madhe të tokave, ndërsa fatmirësisht nuk pati rrezik për banesat.
Në lidhje me situatën e krijuar dhe dëmet e shkaktuara nga zjarret në qarkun e Lezhës, i ftuar përmes një komunikimi në Skype në MCN TV ishte nënkryetari i Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj.
1- Zoti Pacaj, si paraqitet situata në zonën e Lezhës. A ka ende vatra aktive të zjarrit?
Në fakt situata në qarkun e Lezhës paraqitet e mirë i vetmi problem që kishim ishte zjarri në datën 7, tashmë është i neutralizuar. Me ndihmën e ushtrisë thuajse çdo gjë është ok.
2- Cila janë masat që Bashkia Lezhë ka marrë për të bërë normalizimin e situatës?
Monitorimi është shtuar ndjeshëm dhe gjithçka është nën mbikëqyrje dhe zjarrfikëset janë në gatishmëri.
Kemi rreth 20 raste që zjarri është neutralizuar menjëherë. Fatmirësisht këtë vit situata është me e mirë në krahasim me vitin e kaluar, kemi më pak dëme .



