Projekti i monitorimit për zjarret i mbështetur nga qeveria japoneze, pritet të zbatohet këtë verë në zonat me risk në vendin tonë.
Ndërkohë, kreu i emergjencave civile, Haki Çako është shprehur se do të ketë modernizim të shërbimit zjarrfikës. Po ashtu, sipas tij do të nisë edhe projekti i monitorimit i mbështetur nga qeveria japoneze.
Ndërsa shefi i shërbimit zjarrfikës pranë bashkisë Fier, Zija Hyka, ka bërë ka bërë të ditur se këtë vit do të ngrihen dhe stacione provizore pranë zonave me risk të lartë nga zjarret.



