Aktori Daniel Day-Lewis mbyll karrierën

Aktori Daniel Day-Lewis mbyll karrierën

Daniel Day-Lewis ka vendosur të mbyllë karrierën e tij shumë të suksesshme si aktor.

60-vjeçari, i cili është i vetmi person që ka fituar 3 çmime Oscar në kategorinë e aktorit më të mirë protagonist, bëri të ditur me anë të një komunikate të shkurtër se do të dalë në pension.

Daniel Day-Lewis nuk dha asnjë shpjegim për vendimin e tij.

Britaniku u bë i famshëm në filma si “Gangs of New York” dhe “The Last of the Mohicans”. 

Aktori 60-vjeçar ka fituar Oscar si aktori më i mirë për performancat e tij në filmat “My Left Foot” (1989), “There Will Be Blood” (2007) dhe Lincoln (2012).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy