Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar me iniciale R. M., pasi ndaj tij Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie "Arrest me burg", për veprat penale "Vrasje me paramendim", e mbetur në tentativë, në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Ky shtetas në vitin 2021 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin P. P., në fshatin Sulaj, Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



