Konsumatorët e energjisë elektrike mund të eliminojnë rradhët e gjata për të paguar faturën në zyrat e OSHEE dhe këtë shërbim ta kryejnë online në çdo qendër publike apo tregtare. Shërbimi infokioska është promovuar sot nga Ministri Gjiknuri dhe Administratori i OSHEE, Çela. Në të bëhët pagesa me kartë krediti, ankesa si dhe shihet vlera e konsumit mujor.



