
Kryeministri Edi Rama do të nis këtë të enjte turin në Ballkanin Perëndimor. Ndalesën e parë Rama do e ketë në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me homologun e tij maqedonas Dimitar Kovaçevski. Më pas Rama do të udhëtojë drejt Kosovës ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmanin në orën 17:15 dhe më pas do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcka. Megjithëse Albin Kurti tha ditën e mërkurë se nuk do të takohet me Ramën, në agjendën e publikuar nga Rama shkruhet se janë ende në pritje të konfirmimit të kryeministrit të Kosovës. Pas Kosovës, më 7 korrik, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, ku do të pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave, Borjana Kristo. Më pas Rama do të udhëtojë drejt Malit të Zi ku do të takohet me kryeministrin Dritan Abazovic dhe presidentin Jakov Milatovic. Më pas Rama do të mbyllë turin në Ballkanin Perëndimor me takimin me presidentin Aleksandër Vuuçiç në Serbi.



