E kaluar nga shteti tek kontrata private për më shumë cilësi e siguri në një sistem digjital, milionat e shpenzuara nga taksat dhe me tenderat e bërë nga AKSHI. Duket se s’kanë prodhuar rezultatin e pritur. Sot regjistri Gjendjes Civile është indirekt nën menaxhimin e SPAK, pasi e ka Soft & Solution kompania e Ermal Beqirit sekuestruar nga SPAK, dikur e kishin austriakët që pas ikjes janë gjobitur.
Në një kohë kur prokuroria po kryen hetime intensive dhe ky procedim penal me shumë gjasë do të shkojë drejt SPAK, historiku tregon se regjistri ka qenë sa ne duart e austriakëve aq edhe të shqiptarëve.
Dokumenti i siguruar nga emisioni “FactCheck” në MCN TV tregon se AKSHI në dy vite përkatësisht 2024 dhe 2025 ka bërë dy gara publike, një për përmirësimin e regjistrit të Gjendjes civile. Një për Mirëmbajtjen e regjistrit të Gjendjes Civile.
Këto gara janë fituar përkatësisht nga Soft & Solution e cila vijon ta ketë në fuqi kontratën deri në vitin 2027. Ndërkohë kjo kompani rezulton se i përket biznesmenit të arrestuar në Francë dhe në pritje të ekstradimit në Shqipëri, z.Ermal Beqiri. Për Beqirin SPAK dyshon se është pjesë e grupit kriminal në aferën AKSHI.
Ndërsa kontrata tjetër e cila po ashtu ka afat deri në 2027 është fituar nga XION, kompani austriake. Por nga hetimet e prokurorisë së Tiranës, kjo kompani rezulton se nga Drejtoria e Gjendjes Civile është gjobitur për mospërmbushje detyrimesh dhe është larguar nga Shqipëria.
Ja ekstraktet e tenderave të AKSH:
Në vitin 2024, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka zhvilluar tenderin me objekt “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, për Ministrinë e Brendshme”, me fond limit 364,798,118 lekë dhe vlerë kontrate 313,579,999 lekë, fituar nga shoqëria Soft & Solution shpk, në pronësi të Ermal Beqirit.
Në vitin 2025, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka zhvilluar tenderin me objekt “Mirëmbajtje e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, për DPGJC”, me fond limit 198,333,333 lekë dhe vlerë kontrate 198,000,000 lekë, fituar nga operatori i vetëm në garë pra pa garë, shoqëria Xion IT Systems GmbH.
