Sherr mes dy të miturve në Sarandë, plagoset me thikë 16-vjeçari

Sherr mes dy të miturve në Sarandë, plagoset me thikë 16-vjeçari

Një 16-vjeçar është goditur me thikë nga një 14-vjeçar pas një konflikti për motivi të dobëta.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Bëhet me dije se  i plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.

Njoftimi: Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:40, në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një shtetas i mitur 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës një 16-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy