Daci: Nuk duhet të preket thelbi i Reformës në Drejtësi. Duhen prurje të reja dhe hapje sistemi (VIDEO)

Daci: Nuk duhet të preket thelbi i Reformës në Drejtësi. Duhen prurje të reja dhe hapje sistemi (VIDEO)

Avokati Jordan Daci deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN Tv se reforma në drejtësi nuk ka dështuar, tanimë po prodhon efekte pozitive, pavarësisht problemeve që mund të ketë krijuar.

Daci shton se duhet të ketë prurje të reja si dhe nuk duhet të preket thelbi i reformës, që është largimi i të paaftëve dhe të korruptuarve.

Kush bën një oponencë duhet të ketë të dhëna, analiza dhe të dalë në përfundime. Ajo që kam thënë dhe them është që reforma është futur në fazë të avancuar që po prodhon efekte pozitive. Nuk mendoj që reforma është e pasuksesshme. Reformë si kjo që përmbys gjithë sistemin, patjetër ka pasur probleme. Problemi më i madh ka qenë mungesa e një mekanizmi që zëvendësonte humbjet. Për derisa kemi mbi 60 për qind të larguar nga sistemi, sistemi aktual s’e ka mundësinë t’i plotësojë në kohë të shpejtë. Sistemi do çojë në një bllokim të Gjykatës së Apelit në një të ardhmen e afërt. Nga një anë kemi efekt pozitive të reformës dhe nga ana tjetër kemi kohëzgjatje të reformës për shkak të magjistratëve. Nuk duhet të preket thelbi dhe fryma e reformës, që është të largohen të paaftët, ata që janë përfshirë në afera korruptive, dhe të krijohet një frymë e re përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj. Sistemi të furnizohet me prurje të tjera që mund të vijnë nga profesionet e lira, akademia, universitetet e huaja. Drejtësia gjithmonë ka pasur 10-15 për qind që futeshin nga jashtë, që nuk e lë sistemin të vuajë nga mungesat dhe e diversifikon dhe e bën më përfaqësues. Problematika është e tejkaluar”.

Lidhur me praktikën që ka nisur në Gjykatën e Lartë, ku procesi zhvillohet pa praninë e palëve, Daci tha:

Praktika e Gjykatës së Lartë ka filluar tani të bëhet pa praninë e palëve. Masa e përdorimit të këtij mekanizmi ligjor nuk e zhbën rolin e Gjykatës së Lartë si shkallë e tretë. Është shumë herët që 6 muaj pasi fillon një praktikë të thuash që kjo është gabim. Duhet të konsolidohen, të marrin formë dhe atëherë të gjykohen. Do ishte mirë që palët t’i qasen gjykatës, por Gjykata e Lartë nuk është gjykatë e zakonshme. Duhet të shihet sipas rastit, ka raste që mund të justifikohet apo raste të tjera që nuk justifikohet. Edhe në gjykatat e BE po zhvendoset kontakti i drejtpërdrejtë me palën”.

I pyetur mbi ankesat se janë përjashtuar profesionistët dhe kanë mbetur më pak të papërgatiturit, Daci tha:

Arkitektura e Reformës në Drejtësi është e paprekshme. Procesi është i pacenueshëm. Padyshim që ka pasur problemet e veta. Edhe procesi ndaj jush do ketë viktima të pafajshme...Shpresoj që kujtdo që i është cenuar e drejta ta marrë të drejtën, por procesi është i pakthyeshëm”.

Daci tha se ka një debat ku Gjykata e Lartë shihet si Gjykatë Kasacioni, ide që ai nuk e përkrah dhe verdiktin do ta japë Gjykata Kushtetuese.

Ka një debat ku Gjykata e Lartë mendonte që me ndryshimet në Kushtetutë është kthyer në Gjykatë Kasacioni, gjë që unë s’e përkrah. Kodet e procedurave e kanë lejuar këtë gjë, por procesi penal është i paimagjinueshëm, ta gjykosh në Gjykatën e Lartë dhe mos ta dëgjosh. Në Suedi edhe i pandehuri mund të shoqërohen në të gjitha gjykatat, te ne nuk është. Kanë prekur Kushtetutën në 2016-ën duke i dhënë atribute të Kasacionin edhe pse nuk është Kasacion. Do ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese. Unë vetë e kam ngritur, nuk e di se çfarë përgjigje do marrim”.

Daci tha se ka qenë ndër të parët që ka përkrahur idenë që avokati mund të jetë njëherësh edhe gjyqtar.

Unë kam qenë i parë që e kam hedhur si ide. Edhe në SHBA, më parë bëhesh avokat pastaj bëhesh gjyqtar. Më pas shndërrohesh në një gjyqtar të përjetshëm derisa vdes. Ky rreth mund të zgjerohet me pjesëtarë katedrash, juristë që kanë përvojë. Përse të mos bëhet me konkurs. Kosova e ka zgjidhur me një provim, dhe nëse e merr vendin e gjyqtarit apo prokurorit është çështje e aftësive të tua individuale. Mund të bëhet një hapje e pjesshme e sistemit. Por nëse nuk e hapim sistemin, mund të shkojë në një pikë që s’funksionon fare ose bllokohet i gjithë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy