Për festat e nëntorit qyteti i Durrësit ka patur bum preontimesh, por nga 100% që kanë qenë prenotmimet për këto festa, në këto ditë ka pasur një rënie.
Gazetarja Ervina Garo raportoi për “MCN Live” se operatorët turistikë thonë se kanë hyrë në një periudhë të ulët, pasi fundjava pati 20-30% të kapaciteteve.
Ajo shtoi se kjo periudhë nuk do të zgjasë shumë, pasi festat e fundvitit do rikthejnë fluksin.
Deri më tani 90% e kapaciteteve janë të zëna. Operatorët thonë se çmimet mbeten konkurruese. Darka tradicionale për fundvitit nis nga 90 euro personi dhe varion. Operatorët turistikë pohojnë se nuk do të ketë rritje të çmimeve këtë fundvit.
Ndërsa kryetari i njësive akomoduese Durrës, Blerim Norja, deklaroi se fundjava pati ulje turistësh, por shtoi se për festat e fundvitit janë prenotuar 90% e kapaciteteve.
Pritshmëria ka qenë më e lartë, nga kjo fundjavë ka nisur sezni i ulët, kap asur mungesë të turistëve nga Kosova që vijnë çdo fundjavë.
Pritej 50-60% prenotime, por këtë fundjavë kemi pasur 20-30%. Besoj që mbas datës 20 dhjjetor ndryshon situata, afrohen festat dhe aktivizohet turizmi.
Jemi gati se rezervimet kanë filluar shumë herët, gati dy muaj përpara. Aktualisht jemi 90% të rezervuar.



