Paketa e qeverisë, Soko: Nuk është as lëmoshë, është kthyer një pjesë e parave të qytetarëve

Paketa e qeverisë, Soko: Nuk është as lëmoshë, është kthyer një pjesë e parave të qytetarëve

Sipas ekspertit të ekonomisë Pano Soko indeksimi i pagave nga qeveria dhe paketa e dytë në tërësi për përballimin e krizës ekonomike nuk mund të shihet as si lëmoshë dhe se gjithçka që po bëhet është kthimi i parave që i janë marrë qytetarëve. Përmes një lidhje “Skype”me studion e lajmeve me MCN Tv, Soko tha se është një politikë e pacipë që qeveria të presë që të ndodhë një krizë infacioniste për të ulur borxhin.

Të gjithë këto para që qeveria ka arkëtuar e ka arkëtuar nga qytetarët, po i kthen atyre një pjesë të vogël. Nuk është as lëmoshë, thjesht paratë që u ka marrë, po i kthen një pjesë të vogël, se ia ka marrë pa të drejtë. Konsolidimi fiskal ose ulja e borxhit duhet të bëhet me paratë që ne arkëtojmë me projektet që janë shpenzuar për to. Pra ku ka vajtur ky borxh?

Ato projekte do duhet të prodhonin në ekonomi me qëllim që ne të paguajmë vetë veten. Në këtë rast që ti të presësh që të ketë një krizë inflacioniste për të reduktuar sasinë e borxhit është e pacipë. Nuk e quaj as lëmoshë, as nder, ka kthyer një pjesë të parave, ktheu 100 milionë euro, ka dhe 400 milionë euro aty brenda.

Më tej, Soko tha se nuk e sheh problematike fashën e vendosur nga qeveria për çmimin e energjisë elektrike pasi rreth 90% e familjeve lundrojnë deri tek fashat 800 kilovat në orë. Për ekspertin është e rëndësishme menaxhimi i kaskadës në mënyrë që të mos përsëritet hisoria e vjetshme.

Nuk e di realisht ku është bazuar, n.q.s pranojmë që konsumi mesatar i një familje varion te 800 kilovat/orë rritja e supozuar shkon në nivel racional, pasi familjet që konsumojnë më shumë janë në një nivel të tillë që arrijnë të përballojnë shifra të tillë, s’e shoh problematike pasi mbi 90% e familjeve lundrojnë deri tek fashat 800 kilovat/orë. Do të preken një pjesë e familjeve që nuk janë pjesë e problematikës. Është e rëndësishme menaxhimi i kaskadës, të mos ndodhë e njëjtja gjë që ndodhi vjet, që ne papritur dolëm në defiçit energjetik ku në fund paguan qytetarët shqiptarë. Nëse fillojnë filma me shitje energjie ditën dhe blerja natën atëherë krijohet problem.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy