Janë publikuar pamjet nga aksidenti i ndodhur një ditë më parë pranë kryeministrisë, në Tiranë.
Në video shihet teksa makina tip “Benz” vjen me shpejtësi nga kryqëzimi dhe humb kontrollin duke përplasur çiftin e të rinjve.
Menjëherë pas aksidentit djali i cili shoqëronte vajzën shihet që shkon afër saj, ndërsa shoferi del nga automjeti dhe shtrihet në tokë duke vënë duart në kokë. Më pas i riu shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes me vrap.
Disa orë më vonë shoferi 21-vjeçar i identifikuar si Jorgaq Thëngjilli u arrestua nga policia.



