Protestë anti-qeveritare në Pragë, 70 mijë qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Protestë anti-qeveritare në Pragë, 70 mijë qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Të paktën 70 mijë njerëz, sipas vlerësimit paraprak të policisë, dolën sot në rrugët e Pragës për të protestuar kundër qeverisë së qendrës së djathtë të kryeministrit çek Petr Fiala.

Në protestë ishin disa parti politike, duke përfshirë forcat anti-sistem, të cilat u mblodhën në sheshin “Wenceslas” në Pragë për të marrë pjesë në demonstratën antiqeveritare dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Demonstruesit kërkojnë vetë-mjaftueshmërinë ushqimore dhe energjetike, rifillimin e furnizimeve me gaz rus, neutralitetin ushtarak të vendit dhe pavarësinë nga BE dhe NATO. Ndër temat e tjera të përmendura është edhe ajo e emigrantëve.

Mes personaliteteve të ndryshme të pranishëm në shesh edhe eksponentë të ekstremistëve të Liri dhe Solidaritet (SPD), nacionalistët e Trikolorës dhe përfaqësues të komunistëve.

Lëvizja populiste e ish-kryeministrit Andrej Babis, forca më e fortë opozitare, nuk iu bashkua demonstratës me moton “Çekia në radhë të parë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy