Viktimë e bullizmit, vajza shkul dhëmbët (VIDEO)

Viktimë e bullizmit, vajza shkul dhëmbët (VIDEO)

Bullizmi është një nga problemet më të rënda me të cilat mund të përballet një fëmijë. Si pasojë, shumë prej tyre detyrohen të braktisin shkollën. I tillë është edhe rasti i Ertugela Abazaj, nxënëses së shkollës “Mustafa Matohiti” të Patosit.

“Xhadat” shkoi të vizitojë Ertugelën, pas telefonatës së mësuese Donika Malaj. Ishte pikërisht mësuesja, e cila kërkoi praninë e emisionit për të bërë apel për ndihmë, pasi përveç faktit që nxenësja ka ndërprerë shkollën, jeton edhe në kushte të vështira ekonomike.

 “Unë e dua shumë shkollën, por nuk kisha mundësi t’i përballoja shpenzimet edhe e lashë. Para shumë vitesh më kanë bullizuar për shkak të xhaxhait që është i sëmurë. Nuk e përjetova mirë, edhe kalova në gjendje ankthi. Arrita deri aty sa t’i shkulja dhëmbët e mi. Më pëlqen shumë të pikturoj dhe të këndoj, por e kam problem nga dhëmbët, se po më panë kështu do të më bullizojnë sërish”- shprehet Ertugela.  

Në familjen e Ertugelës nuk punon askush, por e përballojnë jetesën vetëm me kempin prej 100 mijë lekësh, që përfiton vëllai i sëmurë. Më e keqa është se edhe përkrahjen sociale ja kanë ndërprerë, duke i lënë kështu në mjerim të plotë. Nëna, e cila vuan nga një sërë sëmundjesh shprehet se ka vakte që nuk i konsumojnë dot …

“Herë hamë, herë nuk hamë. Përshembull sot s’kam ngrënë...
Unë vetë fle në tokë, të tjerët i lë në divan. Gatuajmë me këtë sobë të prishur. Dritat i paguaj me kempin e djalit”. - u shpreh nëna mes lotësh. Ndonëse e sëmurë pas një operacioni të vështirë në krahë, mësuese Donika, nuk u ndal të bëj apel për ndihmë, për familjen Abazaj.  

Kontakt: 0692958857

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy