Romanet buzë detit/ Vasilika Tafa tregon librat thriller që duhen lexuar gjatë verës

Romanet buzë detit/ Vasilika Tafa tregon librat thriller që duhen lexuar gjatë verës

Botuesja Vasilika Tafa sugjeroi në “Mcn Informacion” disa libra që mund të lexohen përgjatë pushimeve të verës. Ajo veçoi dy libra të zhanrit triller, “Një martesë e mirë” nga shkrimtarja Kimberly McCreight dhe “Fajtori” nga autori Martin Steyn. Po ashtu një sugjerim botueses ishte “Izabela”, një libër që vjen nga letërsia filipinase dhe sipas saj të bën të mendosh sa e rëndësishme është të jesh femër. 

Leximi është nga ato gjëra të bukura që ia shton kënaqësinë pushimit. Nuk do t’i ndaja zhaneret që lexohen gjatë verës. Kemi nxjerrë dy libra shumë të famshëm, janë thrillera, në plazh do ishin shumë të bukura, kush e vrau Amantën, “Një martesë e mirë”, është një shkrimtare e madhe amerikane që ka shkruar 8 libra të rëndësishëm, që të gjithë janë ekranizuar.  Kimberly McCreight është një autore që ka fituar shumë çmime. 

Libri ka subjekt shumë të bukur. Pyetja në këtë libër vjen nga një avokate, që duhet të mbronte në gjyq një shokun e saj të kursit, pasi mori një telefonatë nga një burg i tmerrshëm, ku miku akuzohej për vrasjen e gruas së tij. Një tjetër thriller është ‘Fajtori”, vjen nga Afrika e Jugut, një vend që ka shumë vrasje. Është një thriller jashtëzakonisht i bukur. Vritet një mjek dentist, dhe akuzohet gruaja për vrasje. Bashkë me gruan akuzohet edhe e dashura e tij. 

Quhet ‘Fajtori’ sepse kur vriste vrasësi, me gjakun e kufomës shkruante një fjalë, fajtori. Është një libër që është i shkruar nga një shkrimtar me shumë çmime, që edhe vet është në profesionin e kërkuesit të policisë. Kemi sjellë një libër ‘Izabela’, nga letërsia filipinase, më i miri i vitit 2024. Të bësh të mendosh që sa e rëndësishme është të jesh femër, dhe sa e rëndësishme është që ne femrat dimë t’ia dalim. Jeta sociale, problemet e grave, janë të përbashkëta kudo ku jetojmë. Janë 6 gra të një province që dinë të marrin shumë përgjegjësi”. 

Tafa sugjeroi gjithashtu për fëmijët librin “Jeta me fjalët e Ines Tavaresit” dhe “Shtëpia me palma”. 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy