Rrezik nga plumbi, pezullohen ndërtimet në Notre-Dame

Rrezik nga plumbi, pezullohen ndërtimet në Notre-Dame

Rreziku i ekspozimit ndaj plumbit të punonjësve në katedralen e Notre-Dame ka bërë që inspektorati francez i punës të kërkojë ndalim të përkohshëm të punës në kantierin e ndërtimit. Inspektorati ka urdhëruar, në veçanti, që puna të pezullohet për "disa ditë", kohë gjatë së cilës kompanitë e angazhuara në vend do të zbatojnë rregullat në fuqi kundër rrezikut të kontaminimit të punëtorëve në vendin e punës.

Ndërkohë, është në rritja frika se prej rritjes së pakontrolluar të temperaturave në Paris (termometri ka arritur nivelin rekord në kryeqytet, 42.6 gradë) mund të shkaktohen shembje të reja në strukturën endërtesës tashmë të dëmtuar dhe të dobësuar nga zjarri i 15 prillit. Shqetësimin e ngre Philippe Villeneuve, arkitekti përgjegjës për mbikëqyrjen e ndërtesës së Notre-Dame. /Ansa/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy