Drejtori i Departamentit të Informacionit në MCN TV, Skerdilajd Zaimi për reagimin e Kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se me rikthimin në detyrë të Belinda Ballukut, u eliminua një precedenti i ndërhyrjes së drejtësisë në kompetencat e pushtetit ekzekutiv, thotë se Gjykata Kushtetuese e mbylli diskutimin për momentin.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se për sa kohë Gjykata Kushtetuese e pezulloi vendimin e GJKKO, e zgjidhi dilemën e krijuar në publik përkohësisht, sa i përket cenimit të balancës së pushteteve.
Sipas tij, diskutimi që bëhet është se SPAK dhe GJKKO kanë krijuar diskutime për masat e sigurisë, duke shtuar se neni përkatës që u aplikua për zonjën Balluku flet për persona të zgjedhur sipas ligjit zgjedhor, jo funksione.
Zaimi vijoi duke thënë se qeveria ka kërkuar nenin 103 të Kushtetutës që flet për imunitetin e ministrit, për të cilin thuhet se gëzon imunitetin e deputetit.
Gjykata Kushtetuese foli dhe i dha një përgjigje institucionale, përtej diskutimeve për shkelje të balancës dhe diskutimit. Pezullimi nga Gjykata Kushtetuese është një diskutim i mbyllur deri në një moment të dytë.
Zoti Rama foli në podkastin “Flasim”, dhe është me interes publik deklarata e fundit, ka nevojë për një reflektim profesional dhe ndërinstitucional për çfarë do të bëhet më pas. Kjo është me rëndësi për shumë arsye se në qershor 2015, grupi i punës i ngritur për reformën në drejtësi i drejtuar nga Sokol Sadushi prodhoi një dokument me 336 faqe, që merr në analizë gjithë sistemin e drejtësisë, i krijuar fillimisht me dispozitat e vitit 1991 dhe mandej me Kushtetutën e vitit 1998.
Një nga ato kapitujt e tij, është dhe analiza kushtetuese e sistemit të drejtësisë. Aty flitet për pozitën e gjyqtarëve, prokurorëve, mandatet, pozitën e Presidentit, i cili me Kushtetutën e 1998 zgjidhej me 83 vota, ku kërkohej konsensus paraprakisht, dhe kjo atribuohej me faktin se ishte garant i sigurisë juridike të sistemit. Pikë tjetër e atij dokumenti ishte pozita e dobët e sistemit të drejtësisë kundrejt sistemeve të tjera.
Gjykatat konsideroheshin të dobëta kundrejt parlamentit, qeverisë, etj. Këto u korrigjuan me reformën e re të drejtësisë të miratuar në vitin 2016 me 140 vota. Zoti Rama e ka quajtur refomën në drejtësi reformë historike që nuk është bërë në mbi 100 vjet shtet shqiptar. Mund të jetë dhe kështu, sepse po ndiqen penalisht, ministra, kryebashkiakë, ish-presidentë. Edhe pse mund të ketë diskutim lidhur me këtë, se dhe në kohën e komunizmit janë ndëshkuar të gjithë.
Korrigjimi që kërkon të bëjë zoti Rama në këtë aspekt, nuk e di se si mund të jetë historik në atë aspekt. Ai dokumenti me 336 faqe, i ka shoshitur të gjitha aspektet e dyshimta. Për sa kohë Gjykata Kushtetuese e pezulloi vendimin e GJKKO, e zgjidhi dilemën e krijuar në publik përkohësisht sa i përket cenimit të balancës së pushteteve. Duhet thënë se mënyra si u procedua, apo masa që u kërkua. Se diskutimi që bëhet është se SPAK dhe GJKKO kanë krijuar diskutime për masat e sigurisë.
Përveç rastit të zotit Veliaj, i cili deklaron që as akuza nuk qëndron. Ka dhe pretendime për procedurën në seancë. Në këtë aspekt gjykata e ka adresuar këtë problem. Zoti Meta ka kaq muaj në paraburgim, është një çështje që duhet sjellë në vëmendje.
Neni përkatës që u aplikua për zonjën Balluku flet për persona të zgjedhur sipas ligjit zgjedhor, jo funksione, mund të jetë dallim terminologjik por që ngre peshë në këtë aspekt. Për ta shoshitur, se qeveria ka kërkuar nenin 103 të Kushtetutës që flet për imunitetin e ministrit, i cili thuhet se gëzon imunitetin e deputetit.
Duhet pritur vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese që do e zgjidhë. Gjëja e mirë, mënyra si zoti Rama e ekspozon interesin e shumicës dhe interesin e vetë, tregon se është zgjedhur rruga institucionale. Gjykata Kushtetuese u përgjigj, bëri njoftimin, ajo u përgjigj ne duhet të presim vetëm vendimin.
Sa i takon komenteve për drejtësinë e re si selektive po “Republikë prokurorësh”, Zaimi shprehet se SPAK është institucion kushtetues.
Ai operacion kushtetues i bërë në vitin 2016, mendoj se është një lloj politike represive kushtetuese. Të ndërhysh në Kushtetutë dhe ta shndërrosh në udhëzim, herët a vonë, do jepte efektet. Prokuroria e Posaçme a ka tejkaluar kompetencat? Ajo ka ushtruar ndjekjet penale, që është në domainin e saj. Diskutimet kanë qenë për masat e sigurisë. Çdo masë sigurie certifikohet në gjykatë.
Masat ekstreme merret kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Pretendimi ishte për Veliaj është se është subjekt që mund të prishë provat, ndaj duhej aplikuar masa “arrest me burg”. Koha e pandëshkueshmërisë merr fund me dhimbje edhe në këtë spektaklin publik që shkojnë funksionarë dhe arrestohen, edhe me pranga siç është zoti Beqaj.
Pastaj korrigjimi dhe korrektimi është gjithmonë në gjykatë. Përqendrohet gjithë vëmendja te Prokuroria e Posaçme, se ajo përpilon dosjet. Nuk është se prokuroria ngre akuzën dhe ti përfundove në dënim, ka një sërë hallkash. Diskutimi që është bërë në Prokurorinë e Posaçme, është për kualifikimin e përgjimeve të përftuara nga aplikacionet e enkriptuara, se cila është vlera e provës.
Përgjimet nuk janë provë, duhen gërshetuar me e elementë të tjerë. Ka dhe një shqyrtim popullor të gjithë njerëzve që kalojnë në dyert e SPAK. Si në kohën e Enverit, prokurorët japin pretencën, njerëzit duartrokasin.



