‘Guess’ heq çantën nga shitja, pasi akuzohet se e ka kopjuar!

‘Guess’ heq çantën nga shitja, pasi akuzohet se e ka kopjuar!

Marka e njohur e modës ‘Guess’ është akuzuar se ka kopjuar modelin e çantave të markës ‘Telfar’, të themeluar nga dizajnuesi me ngjyrë.   

Projektuar nga themeluesi liberiano-amerikan Telfar Clemens, çanta e realizuar prej lëkure artificiale shitet për të dyja gjinitë dhe fitoi çmimin e modelit të modës 2020 të Muzeut të Dizajnit. Po ashtu u cilësua nga revistat e modës si "aksesori më i rëndësishëm i dekadës".

Çanta është e njohur nga logoja ‘TC’ në pjesën e përparme, forma drejtkëndore dhe dy rripat me gjatësi të ndryshme.

Disa faqe online e kanë akuzuar markën ‘Guess’ se ka kopjuar të njëjtin dizajn, me ndryshimin e vetëm se duket logoja ‘G’ në pjesën e përparme të aksesorit.

Pas polemikave, Guess e hoqi këtë çantë nga shitja.

Në një deklaratë për ‘The Independent’, Guess tha: “Signal Brands, i licencuari për çantat e dorës të Guess, Inc., ka ndaluar vullnetarisht shitjen e çantave të saj G-Logo. Disa në mediat sociale e kanë krahasuar me çantat e Telfar Global. Markat Signal nuk dëshirojnë të krijojnë ndonjë pengesë për suksesin e Telfar Global dhe, për këtë arsye ka vendosur në mënyrë të pavarur të ndalojë shitjen e çantave me logon G".

Telfar iu përgjigj lajmeve në Instagram, duke shkruar: "Çanta u sigurua".

Burimi: The Independent

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy