
Unë e di që jo të gjithë i shohin investimet në mbrojtje në të njëjtën mënyrë, disa investitorë besojnë se prodhimi i armëve është imoral, por nuk ka asgjë të pamoralshme për të mbrojtur lirinë tonë dhe për të ndihmuar ukrainasit të mbrojnë vendin e tyre. Pa industrinë e mbrojtjes nuk ka frenim dhe siguri.
Kështu tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në forumin e industrisë së mbrojtjes në Stokholm.
Ndërkohë forcat ruse bombarduan qytetin ukrainas Avdiivka.
"Armiku hodhi rreth 40 bomba ajrore", tha Oleksandr Shtupun, zëdhënës i grupit, për televizionin kombëtar.



