Një mijë e pesëqind raste janë konfirmuar brenda 24 orëve më Covid-19 në Spanjë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,753 persona.
Me këto të dhëna, Spanja bëhet vendi i dytë në Europë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi, me Italinë në vend të parë, ku numri i personave të infektuar ka shkuar mbi 15 mijë.
Pas të dhënave alarmante, qeveria spanjolle u mblodh dhe shpalli gjendjen e emergjencës, për herë të dytë në historinë e vendit.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) tha të premten që Europa tani është "epiqendra" e pandemisë.
Drejtori i Përgjithshëm, Dr.Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve të përdorin masa agresive me qëllim shpëtimin e jetëve.
Mësohet se disa vende europiane gjatë ditëve të fundit kanë raportuar një rritje të madhe të numrit të të infektuarve, si dhe numrit të vdekjeve.



