
Driloni dhe Tushemishti janë ndër qendrat turistike me të bukura të Shqiperisë. E gjithë zona e parkut të Drilonit është zonë e mbrojtur.
Projekti i parkut ujor ka nisur para disa vitesh nga Fondi Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, AADF dhe zë 170 hektarë.
Në 25 janar është miratur projekti i ndërtimit dhe në 1 shkurt kanë nisur punimet të cilat kapin vlerën mbi 5.5 milionë dollarë. Nëse shkon sot në Drilon, sheh një kantier ndërtimi, shirita rrethimi dhe disa pemë të prera, të cilat janë të llojit plep.
Sipas nënkryetarit të bashkisë Pogradec Paskalino Ziko, projekti i ndërtimit të parkut ujor është iniciuar rreth 4 vite më parë.
“Bëhet fjalë për të gjithë zonën Drilon- Tushemisht. Projekti përfshin rehabilitimin total të parkut të Drilonit,përfshin fasadat e Tushemishtit.
Nga specialisët u konstatua që disa pemë (plep)duheshin prerë. Ishin konstatuar prej kohësh edhe ata pasi ndoqën të gjitha proçedurat kanë bërë dhe prerjen.
Nga ana tjetër, projekti parashikon mbjelljen e shumë pemve të tjera që janë pemë të përshtatshme për parkun . Nuk di të them me saktësi llojin e pemës, sepse nuk jam specialist për pemët.
Nuk do të ketë ndërtime të reja, madje përkundrazi do të pastrohet edhe ndonjë ndërtim pa leje që mund të jetë në park. Parku do jetë dhe të gjitha ndërhyrjet do jenë shumë miqësore me mjedisin me materiale natyrore, do ketë pemë të reja. Ky është bashkëpunimi i parë që ne kemi me fondin Shqiptaro Amerikan të zhvillimit shpresojmë të vazhdojmë me bashkëpunime të tjera”.
Emisioni investigative “Xhadat” në lidhje me plepat e prerë u interesua edhe tek Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura, dega Korçë. Z. Iljon Thanasi drejtori i AdZM u shpreh:
“Në fillim të muajit mars kemi pasur disa ankesa nga banorë nga bizneset aty pranë, për disa pemë që ishin rrezik. Gjithashtu edhe një ankesë është bërë edhe nga ana e prefektit gojarisht për këtë pjesë.
Ne kemi ngritur një grup pune,kemi kontaktuar sektorin e pyjores në Bashkinë Pogradec. Bashkë me specialistët e tyre kemi evidentuar, plepat që kanë qënë të rrezikshëm të dëmtuar në gjëndje jo të mirë të cilët mund të shkaktonin dëme ,materiale po edhe më e rëndësishme është në dëme njërëzore.
Aty janë prerë lloji plep, janë rreth 10 drurë, që janë hequr që ishin të rrezikshëm duke ditur që plepi është një lloj që nuk është shumë rezistent kur arin një farë moshe.
Nuk bëhet ndonjë vlerësim për moshën, po besoj se plepat e prerë duhet të jenë rreth 30 apo 40 vjeçarë. Është bërë një raport siç ju thashë edhe më parë midis të dy institucioneve .
Janë ekspertët e Bashkisë Pogradec të pyjeve edhe ekspertët e administratës të zonave të mbrojtura që kanë vlerësuar gjendjen e premëve për tu prerë”.
Sipas raportit të përpiluar nga AdMZ, korçë thuhet se
“Gjendja vegjetative e drurëve është e degraduar dhe gjendja fitosanitare e tyre nuk është e mirë, ka prezencë të kalbjes së trungut”.
Por në terren pamjet e plepave të prerë janë ndryshe.



