Sëmundja detyron aktorin Bruce Willis t’i japë fund karrierës

Sëmundja detyron aktorin Bruce Willis t’i japë fund karrierës

Aktori Bruce Willis, 67 vjeç, i jep fund karrierës së tij të aktrimit për arsye shëndetësore.

Këtë e ka bërë të ditur vajza e tij Rumer Willis me një postim në Instagram, të publikuar edhe nga bashkëshortja e tij Emma Heming-Willis, por dhe ish-bashkëshortja Demi Moore.

Vajza e tij në një mesazh të firmosur nga e gjithë familja, shkruan se Bruce po lufton me disa probleme shëndetësore.

Së fundmi ai u diagnostikua me afazi, e cila po ndikon në aftësitë e tij njohëse. Për këtë arsye, pas një reflektimi të gjatë, Bruce tërhiqet nga karriera që ishte kaq e rëndësishme për të. Është një moment shumë kompleks për familjen tonë, ne e vlerësojmë thellësisht dashurinë tuaj dhe mbështetjen tuaj. Me forcën e një familje të bashkuar: ne donim t’ua komunikonim fansave lajmin sepse e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ta. Ashtu siç janë fansat për të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy