Reagon Prokuroria: Nuk ka patur dhunë ndaj Klodian Rashës, hetimet vazhdojnë

Reagon Prokuroria: Nuk ka patur dhunë ndaj Klodian Rashës, hetimet vazhdojnë

Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se  lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha janë duke u bërë hetime të vazhdueshme dhe intensive.

Gjatë një konference për shtyp deklarohet se nuk ka pasur asnjë akt dhune kunddrejtë Klodian Rashës dhe janë realizuar një sërë veprimesh hetimore me qëllim identifikim shkencor dhe mekanizmin e ngjarjes së ndodhur në 8 dhjetor.

Prokuroria e Tiranës ka deklaruar se po bëhën verifikimet e nevojshme për të identifikuar autorësinë e armës së zjarrit gjetur disa metra larg vendit ku u vra 25-vjeçari Klodian Rasha.

“ Nisur nga reagime të ndryshme, në mediat audio-vizive dhe ato të shkruara, në lidhje me pretendimet për konflikt fizik, keqtrajtim të kufomës, përpara ndjekjes, gjatë ndjekjes dhe pas goditjes me arme zjarri nga autori i ngjarjes apo persona të tjerë, e ndjejmë me vend të sqarojmë, duke respektuar dispozitat e Kodit te Procedures Penale për sekretin hetimor, se në bazë të provave të pakundërshtueshme, të administruara, nuk ka patur përdorim dhune”.

“Jemi në rang të kryerjes së veprimeve të plota hetimore, dhe garantojmë opinionin publik për pavarësinë e tyre, në respektim të plotë të normave procedurale në fuqi. Shprehim gadishmërinë tonë në përmbushjen e detyrave kushtetuese, duke i kërkuar opinionit publik, medias vizive dhe asaj të shkruar, dhe vëçanërisht familjarëve të të ndjerit Klodian Rasha, besim të plotë në një hetim objektiv dhe të shpejtë, me qëllim vënien në përgjegjësinë e duhur penale të autorit dhë dënimin e tij sipas ligjit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy