
Ka përfunduar pas më shumë se 7 orësh në Gjykatën Kushtetuese seanca e jashtëzakonshme, lidhur me shqyrtimin e vlefshmërisë së shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kryetarja e trupit gjykues, Holta Zaçaj në fund tha se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një njoftim dhe vendim për shkarkimin e Veliajt brenda afatit ligjor.
Më herët trupa gjykuese dëgjoi palët në seancë, ku ishin të pranishëm Erion Veliaj, avokatët e tij mbrojtës dhe përfaqësuesit e Kryeministrisë dhe të Presidencës.



