
Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë në sfidën mes Kukësit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e katërt në Superiore.
Në stadiumin “Kukësi Arena”, ishte një pjesë e parë e qetë, me bardheblutë që kishin dominim në zotërimin e topit.
Megjithatë, rastet e rrezikshme munguan në të dyja portat. Pritet një pjesë e dytë e luftuar, me Tiranën që do të kërkojë golin me çdo kusht.



