Ndërtimet pa leje/ IKMT dhe policia çojnë në prokurori Salillarin

Ndërtimet pa leje/ IKMT dhe policia çojnë në prokurori Salillarin

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe Komisariati nr. 1 i policisë kanë kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Tiranës biznesmenin Pëllumb Salillari për ndërtim pa leje. MCN ka mësuar se ndonëse nuk është bërë publik, kallëzimi penal për biznesmenin e fuqishëm ka mbërritur në tryezën e shefit të përkohshëm të prokurorisë së kryeqytetit, Arenc Cela.

Pëllumb Salillari bëhet kështu biznesmeni i parë që kallëzohet penalisht pas aksionit të qeverisë ndaj ndërtimeve pa leje. Ndërkohë që mbetet për t'u parë nëse do të përdoret i njëjti metër edhe për biznesmenët e tjerë të ndërtimit që kanë ndërtuar pa leje në Tiranë, por edhe në zona të tjera të vendit. 

Pak ditë më parë qeveria, miratoi një vendim që tentonte të amnistonte ndërtimet pa leje të ndërtuesve të fuqishëm kundrejt konfiskimit ose duke iu ofruar të drejtën e blerjes me çmimin e tregut. Por vendimi anashkalon Kodin Penal, i cili i klasifikon ndërtimet e paligjshme si vepër penale, që dënohet deri në 8 vite burg.

Me gjithë tentativën e qeverisë për amnisti, zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e territorit me sa duket kanë ngurruar të mbajnë përsipër riskun për të mos bërë kallëzim penal, pasi kjo i ngarkon me përgjegjësinë e moskallëzimit të krimit.

Të dhënat paraprake tregojnë se në rrjetën e ndërtimeve pa lejë kanë rënë shumë nga biznesmenët më të fuqishëm të ndërtimit në vend. Deri tani, qeveria ka ekspozuar publikisht dy prej tyre, Pëllumb Salillarin dhe Juljan Morinën. Ndërkohë që janë dhe dhjetëra të tjerë, të cilët kanë ndërtuar pa leje ose kanë shkelur lejet me shtesa të paligjshme. Tashmë mbetet për t'u parë a do të nisë prokuroria një valë masive arrestimesh ndaj atyre që kanë shkelur ligjin duke ndërtuar pa leje apo çështjet do të mbahen pezull.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy