Në 21:00, luhet finalja e Europianit, mes Italisë dhe Anglisë, në stadiumin “Wembley”.
Organizatorët kanë përgatitur një koreografi speciale, ndërkohë që në mesin e fushës qëndron trofeu gjigand. Ceremonia është bërë pak minuta para startit të ndeshjes, ku nuk mungon spektakli me muzikën apo edhe me fishekzjarrët.
Gjithashtu stadiumi është i tejmbushur me tifozë, shumica anglezë, të cilët kanë shijuar spektaklin e ceremonisë mbyllëse të Europianit.



