Gjashtë muaj pas zgjedhjeve, Parlamenti i ri nuk është konstituuar në Kosovë. Në studion e MCN TV, analisti Baton Haxhiu tha se partia në pushtet synon që me këtë bllokim ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund të mbahen njëkohësisht me ato lokale, më 12 tetor.
E gjithë beteja e Lëvizjes Vetëvendosje është që zgjedhjet të jenë të përbashkëta në 1 ditë, më 12 tetor. Sepse kështu do t’i fitonte zgjedhjet me lehtësi. Kjo është zgjedhje mjaftueshëm e mirë, për ta orientuar votuesin te një emër i vetëm.
Lëvizja Vetëvendosje po luan që këto zgjedhje të shkojnë të gjitha në një ditë, që do të rezultonte me fitore ose një raund të dytë.
Haxhiu tha se të njëjtën gjë synon edhe opozita.
Vetëvendosja dhe opozita kanë një qëllim të vetëm, të shkojnë në zgjedhje të dyfishta. Ideja është që të ruhen pozicionet dhe të krijohet ide për lidhjen e koalicioneve pasi e dinë se asnjëra palë nuk ka shumicën. Ka akuza për bllokim të institucioneve, por ai nuk është i vërtetë. Të gjithë duan që të krijohet një hapësirë për zgjedhje. Është një farsë që të dyja palët e kanë vendosur si kriter politik. më së shumti vuan qytetari i Kosovës.
Ndërsa në lidhje me mandatin e presidentes Osmani, Haxhiu tha se ajo synon një mandat tjetër, për të cilin duhet t’i drejtohet Kushtetueses.
Presidentja ka hyrë në negociata për mandatin e dytë. Nëse zonja Osmani pretendon se mund të ketë një marrëveshje për mandatin e dytë, e dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Ajo është e vetmja që mund ta zgjidhë çështjen duke e dërguar në Kushtetuese.



