Friuli në verilindje të Italisë është goditur nga një mot i keq i shoqëruar me breshër gjigant, duke shkaktuar dëme kolosale.
Nga pamjet e publikuara nga mediat e huaja, tregohen momentet e frikshme të fenomenit natyror i cili ka sjellë edhe dëme të mëdha materiale.
Shumë makina përfunduan me xhama të thyer dhe çati të ndryshme të magazinave (dhe shtëpive) u dëmtuan nga kokrrat e breshërit që kapnin madhësinë e një topi tenisi.
Nuk raportohet për të lënduar, edhe pse një person që po rregullonte çatinë rrëshqiti dhe u transportua në spital. Pas motit të keq, rënia e pemëve u raportua përgjatë rrugës rajonale 252 - në San Daniele del Friuli.
Sipas meteorologëve, ende nuk pritet një përmirësim i situatës, pasi rajoni në fakt do të mbetet nën një rrjedhë të lagësht dhe të paqëndrueshme në ditët e ardhshme, me rrezikun e stuhive të forta të shoqëruara me fenomene me intensitet të fortë.



