“Jeto”, kënga më e re, Petro Fejzo rrëfen emocionet dhe bashkëpunëtorët pas projektit

“Jeto”, kënga më e re, Petro Fejzo rrëfen emocionet dhe bashkëpunëtorët pas projektit

Këngëtari i muzikës rok dhe pop, Petro Fejzo, ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ku foli për këngën e tij më të re me titull “Jeto”, si dhe për pjesëmarrjen e parë në festivalin “Kënga Magjike”.

Ai kujtoi se emocionet në fillim ishin të mëdha, por në momentin që doli në skenë, ato u zhdukën menjëherë.

Nuk është kënga ime e parë, por është hera e parë që marr pjesë në ‘Kënga Magjike’.

Mora 5 vota jeshile nga juria, nuk e prisja, por më erdhi shumë mirë.

 Më bëri të ndihesha i vlerësuar dhe më shtoi entuziazmin për të qenë pjesë e këtij festivali prestigjioz, në skenën e Pallatit të Kongreseve.”

Kënga “Jeto” është pritur shumë mirë nga publiku, duke marrë komente pozitive në rrjete sociale dhe në rrethin artistik. Petro ndau me publikun disa detaje mbi krijimin e këngës:

Tekstin e ka shkruar shoqja ime, Kjara. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer dhe ka ditur ta përcjellë mesazhin që unë doja të transmetoja.

Petro tregoi gjithashtu se rruga e tij në muzikë është përshtatur më së miri është rock-u, të cilin e ndien si pjesë të personalitetit të tij artistik. 

Në muzikë rruga ime ka qenë e mbushur me eksperimentime, por zhanri që më është përshtatur më së miri është rock-u, të cilin e ndiej tashmë si pjesë të personalitetit të tij artistik. 

Muzika rok më ka pëlqyer gjithmonë. Fillimisht eksperimentova me stile të ndryshme, por tani ndjehem mirë me këtë zhanër. Ky jam unë.

Kam marrë pjesë që në “Voice kids 2” dhe që nga ai moment nuk kam ndaluar. 

Këndoj edhe muzike live nëpër pub tona, këndoj këngë rok kryesisht. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy