Një sasi prej 192.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa si dhe 46 kallëpe lëndë plasëse janë sekuestruar nga policia e Pukës. Operacioni i koduar “Bibaj” përfundoi me arrestimin në flagrancë të shtetasit Nikollë Kola, 46 vjeç, banues në fshatin Dom, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë.
Lënda narkotike është gjetur në një ndërtesë të pabanuar, e marrë në ruajtje nga Nikollë Kola, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 192.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa. Gjithashtu në ambientet e jashtme të kësaj banese janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë me 46 kallëpe lëndë plasëse me peshë 48 kg.



