Donald Trump fajtor për 34 akuza! I pari ish-president i SHBA që dënohet

Donald Trump fajtor për 34 akuza! I pari ish-president i SHBA që dënohet

Gjykata e Nju Njork-ut shpalli fajtor ish presidentin e SHBA-së Donald Trump për akuzat se ka falsikuar të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes gjatë zgjedhjeve të 2016.

Aktorja e filmave për të rritur kishte pasur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin. Juria e Gykatës shpalli fajtor Trump për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Kështu Donald Trump bëhet i pari ish president amerikan që dënohet për një krim penal.

Pas diskutimeve dyditore, 12 anëtarët e jurisë e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej.

Prokurorët thanë se Trumpi ka falsifikuar të dhëna për të fshehur rimbursimet që ka bërë atëherë për avokatin e tij, Michael Cohen, i cili i kishte paguar aktores Stormy Daniels 130.000 dollarë në javët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016.

Në këmbim Daniel nuk do të bënte publike pretendimin e saj se ajo dhe Trump kishin pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë.

Prokurorët e akuzuan Trumpin për pjesëmarrje në një komplot të paligjshëm për të minuar integritetin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe një plan të paligjshëm për të ndalur informacionin negativ, i cili përfshinte fshehjen e një pagese për një aktore të filmave për të rritur.

Masa e dënimit për ish presidentin pritet të komunikohet më 11 korrik, pikërisht 4 ditë përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane, e cila është parashikuar të nisë më 15 korrik, ku dhe ai pritet të nominohet edhe zyrtarisht kandidat për president.

Trump rrezikon deri në 4 vite burg, megjithëse për krime të tilla janë parashikuar dhe dënime më të ulëta, gjoba ose liri me kusht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy