Akuzat e Kurtit/ Spahiu: Të drejta. Perëndimi po e ’miklon’ Beogradin për dialogun, nuk po i bën trysni për implementimin e Marrëveshjes (VIDEO)

Akuzat e Kurtit/ Spahiu: Të drejta. Perëndimi po e ’miklon’ Beogradin për dialogun, nuk po i bën trysni për implementimin e Marrëveshjes (VIDEO)

Në një intervistë për ‘Reuters’, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ngritur akuza të forta ndaj faktorit ndërkombëtar duke thënë se ky i fundit po përkëdhel Serbinë nga frika e afrimit të saj me Kosovën duke bërë që çmimin e mos ecurisë në procesin e dialogut ta paguajë vetëm Prishtina Zyrtare.

Këtë deklaratë, i profesori i Shkencave Politike në Kosovë, Nexhmedin Spahiu, në një analizë për ‘MCN lajme” e sheh si korrekte për faktin se sipas tij, Perëndimi po e merr me të mirë Beogradin në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Kjo deklaratë është korrekte. Besoj i ka takuar kryeministrit Kurti që të deklarojë një gjë të tillë edhe sikur realiteti të mos jetë i tillë, thjesht derisa je në një proces negocimi, nuk duhet që të thuash që ndërmjetësuesi është më mua. Përkundrazi, lë rezervë që të kesh hapësirë më të madhe manovruese.

Ç ‘është e vërteta, perëndimi, po tregohet miklues ndaj Serbisë në procesin e dialogut me Beogradit, për shkak se nuk po e bën trysninë e nevojshme që Beogradi ta implementojë Marrëveshjen mbi bazën e planit franko-gjerman, marrëveshje të cilën vetë evropianët kanë propozuar, madje edhe e kanë caktuar pazarin, duke propozuar draft statutin e  Asociacionit me shumicë serbe.

Sipas prof.Spahiut, BE e ka përsëritur edhe me herët një sjellje të tillë, në vitin 2011 kur Kosova përmbushi pjesën e vet të detyrimeve, kurse Serbia u tolerua, gjë që edhe tani çon në dyshime se kur është ‘fundi i pazarit’.

Në këtë gjë do duhet që të përdornin një trysni më të madhe BE dhe SHBAS ndaj Serbisë, por që nuk po e bëjnë.

Ata po kërkojnë që Kosova të punojë ‘veresi’, që Kosova të përmbush pjesën e vet dhe ndërkohë pritet që çfarë do bëj Serbia me pjesën e vet, gjë që ka ndodhur edhe kur është bërë Plani i Ahtisarit kur i është kërkuar Kosovën të përmbush pjesën e vet dhe të presin se çfarë do bëj Serbia, pasi që Kosova ka përmbushur obligimet e veta deri në 2011, që Serbia të bëj hapin tjetër, dhe pasi të bëhet prape e njëjta gjë, ne nuk e dimë se kur është ‘fundi i pazarit’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy