Greqia voton të dielën, Tsipras: Nëse të rinjtë shkojnë në qendrat e votimit, parashikimet do të përmbysen

Greqia voton të dielën, Tsipras: Nëse të rinjtë shkojnë në qendrat e votimit, parashikimet do të përmbysen

Nëse të rinjtë shkojnë në qendrat e votimit, parashikimet do të përmbysen.

Kështu deklaroi lideri i opozitës greke Alexis Tsipras, sekretar i Syriza-s, gjatë një konference për shtyp përpara zgjedhjeve që do mbahen të dielën.

Në lidhje me brezat e rinj, Tsipras deklaroi se ata janë vënë në shënjestër prej katër vitesh nga kryeministri Mitsotakis dhe kanë përjetuar një politikë armiqësie në lëkurën e tyre, e cila ka dërrmuar ëndrrat dhe të drejtat e tyre. 

Për sekretarin e Syrizës, votuesit e rinj kanë shumë arsye për të përdorur armën e tyre, që është vota.

Tsipras kujtoi më pas se në sondazhet mes votuesve të moshës nga 17 deri në 45 vjeç, partia e tij ka një avantazh të rëndësishëm. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy