
Ekspertët e shëndetësisë ngritën alarmin këtë të enjte për mos përdorim të disa ilaçeve të presionit të gjakut pasi përmbanin kimikate të rënda që shkaktojnë dhe kancer.
Farmacitë që furnizohen nga ilaçet që përmbajnë irbesartan dhe losartan u tërhoqën nga shitja e tyre.
Disa nga pilulat të cilat kanë dy vite që kanë dalë në treg janë përdorur nga miliona britanikë.
Agjencia e Rregullave të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor tha se këto ilaçe përmbajnë azido-tetrazol.
Zyrtarët qeveritarë gjithashtu paralajmëruan se substancat e konsideruara si kimikat shpërthyes, mund të rrisin gjithashtu rrezikun e kancerit.
Britanikët që pinë pilulat e prekura iu tha që të mos ndalonin menjëherë marrjen e tyre, pasi ndalimi i tyre papritmas mund të jetë shumë i rrezikshëm.
Tabletat e tjera të presionit të gjakut që përmbajnë losartan dhe irbesartan janë ende në dispozicion.
Zyrtarët ende nuk kanë shpjeguar se si mund të ketë ndodhur që disa prej ilaçeve kanë këto përbërje.
Ato shpesh shkaktohen nga ndotja në fabrika ose krijohen gjatë procesit të prodhimit ose magazinimit.
Ekspozimi ndaj dritës, temperaturave apo edhe reagimeve në enën që mban ilaçin mund të shkaktojë ndryshime kimike.



