Athina u hap dyert pensionistëve europianë (VIDEO)

Athina u hap dyert pensionistëve europianë (VIDEO)

Greqia u hap dyert pensionistëve të huaj. Qeveria greke ka përfshirë në draftbuxhetin e paraqitur javën e kaluar në Parlament, një ndryshim ligjor që parashikon taksimin prej 7% për dhjetë vjet të të ardhurave të pensionistëve që do të transferojnë rezidencën e tyre tatimore në vend. Afati i fundit për kërkesën për "zhvendosjen fiskale " për këtë vit (nëse ligji kalon dhe hyn në fuqi) është caktuar 30 shtatori i vitit 2020.

Për të dalë nga kriza ekonomike, Greqia ka miratuar më parë atë që njihet si programi i Vizave të Arta, i cili u jep nënshtetësi të huajve që investojnë të paktën 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme brenda vendit. Ky projekt nuk është parë në mënyrë të favorshme nga BE (e cila ka kundërshtuar edhe plane të ngjashme në Maltë dhe Qipro) por, megjithatë, mblodhi rreth 2 miliardë euro, me një kulm prej 3 800 kërkesash në 2019, 75% të të cilëve kinezë që duan të përfitojnë në këtë mënyrë një pasaportë europiane.

Strategjia e tërheqjes së pensionistëve evropianë ka rezultuar fitimprurëse për Portugalinë, e cila garantoi taksa zero për dhjetë vjet mbi të ardhurat që vinin nga jashtë vendit, një sistem i shfrytëzuar nga pothuajse 3 mijë italianë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy